Pas fitores së thellë në Tiranë, kryetari i Bashkisë së Tiranës bën thirrje për bashkim

Pas fitores së thellë në Tiranë, kryetari i Bashkisë së Tiranës bën thirrje për bashkim

Pas fitores së thellë në Tiranë, kryetari i Bashkisë së Tiranës bën thirrje për bashkim. Në një intervistë për Vizion Plus, Veliaj tha se do të vazhdojë punën me projektet për zhvillimin e Tiranës. Përparësia duhet të fillojë nga nesër. Me të dalë rezultati sot në mesnatë ose pas mesnate e nesër do të kemi një tubim për të falenderuar mbështetësit dhe për të bërë një thirrje për bashkim. Politika e vjetër që u penalizua nga këto zgjedhje qartazi na ka lënë të përçarë dhe na ka lënë me plagë nga kjo fushatë. Thirrja ime e parë është të bashkohemi. Më vjen mirë që në përgjithësi fushata shkoi qetë, nuk patëm debate të tepruara. Një ftesë për bashkim është një fillim i mirë për këtë mandat. Dhe pastaj sigurisht do të vazhdojmë punët aty ku i kemi lënë. Ajo që premtova edhe herën e fundit që folëm bashkë, kjo historia e asfaltit elektoral, ne edhe sot po shtrojmë asfalt, edhe nesër, edhe pasnesër. Kjo është një punë e përditshme që bën Bashkia e Tiranës, tha mes tjerash, Erion Veliaj.

Kontrolloni gjithashtu

Haki Abazi

Haki Abazi: Largimi i Liburn Aliut, pasojë e “luftës së Kurtit ndaj bashkëpunëtorëve të vet”

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu, është emëruar …