Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

e ftesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot u organizua një pritje për të shënuar shpërblimin me çmim vjetor nga Bashkimi Evropian,  për integrimin e komuniteteve rome në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi të Zyrës për Qeverisje të Mirë. Albin Kurti tha me këtë rast  se komunitetet dhe diversiteti janë pasuri për Kosovën, teksa tha që ende përballen me sfida të shumta. Komunitetet dhe diversiteti janë pasuri për Kosovën, por ne i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë. Jemi të përkushtuar që së bashku me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë do t’i tejkalojmë këto sfida për realizimin e plotë të të drejtave të komuniteteve. Në veçanti, jam i lumtur për Strategjinë për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali, të cilën qeveria jonë e miratoi vitin e kaluar. Falë punës së përkushtuar të Zyrës për Qeverisje të Mirë, ka më shumë gjasa të realizohet kjo Strategji për shkak të ndarjes së buxhetit për të gjitha aktivitetet – gjë që nuk është bërë deri më tani”, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …