Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kushtëzojë formimin e Asociacionit me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë. Tahiri ka thënë se Kurti duhet të kërkojë heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë. Pasi Serbia nuk dëshiron të dëgjojë për Kushtetutën e Kosovës siç po thotë Kurti, atëherë ai duhet ta kushtëzojë asociacionin me ndryshimin e Kushtetutës se Serbisë duke hequr Kosovën si pjesë të saj”, ka shkruar, ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri. Bisedimet e fundit në Bruksel, në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb Petar Petkoviq, nuk kanë shënuar ndonjë përparim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
