Brickos

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Qeveria po e institucionalizon korrupsionin duke e pasivizuar një ndër organet kyçe për ruajtjen e konkurrencës

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka shkruar se për më shumë se një vit, Qeveria e Kosovës e ka bllokuar përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, në kundërshtim me Ligjin për Ndihmë shtetërore, duke bërë shkelje të obligimeve ligjore që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Ascoimit me BE-në, Marrëveshjes me Komunitetin e Energjisë dhe CEFTA-s. Përmes mazhorancës në Kuvend, Qeveria Kurti ka zvarritur këtë proces, i cili jo vetëm e ka rrezikuar kthimin në pikën zero të sistemit rregullator të ndihmës shtetërore, por ka dëmtuar rëndë kredibilitetin e institucioneve të shtetit të Kosovës, si dhe dëmtuar raportet me partnerët europian. Kjo dëshmohet nga letra e përfaqësuesit të zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili shpreh shqetësimin e thellë dhe zhgënjimin me zvarritjen e këtij procesi që bie ndesh me obligimet të cilat shteti i Kosovës i ka ndërmarrë me nënshkrimin e marrëveshjeve të lartëcekura. Qeveria Kurti po e institucionalizon korrrupsionin duke e pasivizuar një ndër organet kyçe për ruajtjen e konkurrencës dhe tregut të lirë, dhe menaxhimin e fondeve publike. Pasojat e këtyre mosveprimeve të qëllimshme, bien mbi kurrizin e shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …