Elbert krasniqi

Ambasadori, Hovenier që kërkoi që kryetarët në veri të kenë “rol teknik dhe jo politik, Elbert Krasniqi kërkon të kundërtën

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, theksoi se kryetarët e zgjedhur në katër komunat në veri të Kosovës do të jenë kryetarë me kompetenca të parapara me ligj. Kështu ndryshe nga ambasadori amerikan Hovenier i cili  kërkoi që kryetarët të kenë “rol teknik dhe jo politik”, Krasniqi lë të nënkuptohet se kryetarët do të kenë “rol politik dhe jo teknik”. Duke komentuar betimin e kryetarit të Komunës së Veriut, Erden Atiq, që ndodhi gjatë ditës së djeshme, Krasniqi pohoi se Qeveria e Kosovës do e mbështet kryetarin e sapo betuar për implementimin e plotë të mandatit të tij. Çka është e rëndësishme, është që të gjithë kryetarët e tjerë dhe Atiqi do të ushtrojnë të gjitha kompetencat e parapara me kushtetutë dhe ligjet aplikative, keni parasysh që komuna e Mitrovicës së Veriut ka të drejta të deleguara shtesë, janë nën përgjegjësinë e atij, dhe kjo është e rëndësishme dh ne si Qeveri jemi në mbështetje të implementimin të mandatit të tij”, ka shtuar Elbert Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …