Bob Menendez

Bob Menendez: Nuk duhet të ushtrohet padrejtësisht trysni ndaj Kosovës, pasi Asociacioni mund të krijojë paqëndrueshmëri

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, Senatori Bob Menendez tha se nuk duhet të ushtrohet padrejtësisht trysni ndaj Kosovës, ndërsa shprehu shqetësimin se Asociacioni mund të krijojë paqëndrueshmëri. Menendez, thotë se thelbi i qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor është një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë. Duke iu referuar ndikimit në Bosnje dhe Hercegovinë të së ashtuquajturës “Republika Serbe”, ai  kritikoi trysninë e shtuar ndaj Kosovës për krjimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, me gjithë shqetësimin që ai mund të bjerë ndesh me Kushtetutën e vendit. Jam i shqetësuar për disa nga propozimet, siç është asociacioni i komunave serbe dhe gjasat që kjo mund të sjellë paqëndrueshmëri, në vend të qëndrueshmërisë. E kemi parë në të kaluarën në vende të tjera. Nëse ato nuk strukturohen siç duhet, mund të krijojnë paqëndrueshmëri”, thotë Menendez për Zërin e Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Në Kosovë vazhdon të ketë disbalncë mes sasisë së drurit që rritet dhe asaj që pritet për nevoja të ndryshme

Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve gjatë së cilës realizohen aktivitete të ndryshme për rëndësinë …