Kryetari amerikan, Joe Biden ka emëruar zyrtarë të rinj për të shërbyer në postet kryesore në administratën e tij

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka publikuar emrat e rinj për të shërbyer në postet  kryesore të administratës së tij. Njëri  prej tyre është Xhejms O’Brajen, të cilin e emëroi për Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike. Ai  aktualisht shërben si Shef i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve në Departamentin e Shtetit, post që e ka mbajtur që nga viti 2022. Më parë, O’Brien ka shërbyer në dy administrata amerikane si i dërguar special presidencial. Është një ish-punonjës karriere i Departamentit të Shtetit që ka marrë edhe çmime të shumta të performancës. Nga viti 1989 deri në vitin 2001, ai shërbeu si Këshilltar i Lartë i ish-Sekretares, Medlin Olbrajt, pastaj Zëvendës Drejtor kryesor i Planifikimit të Politikave dhe i Dërguar Presidencial për Ballkanin. Xhejms O’Brajen,  ishte edhe anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …