Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi falënderon FSK-në për ndihmë në luftimin e zjarreve

Niko Peleshi: Task Forca Jug, plotësohet me ushtarakët amerikanë bashkë ne trupat nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë,  Niko Peleshi, ka  shkruar në një postim të tij se Task Forca Jug, tanimë është e plotësuar edhe me ushtarakët amerikanë që i bashkohen trupave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ata janë këtu për të marrë pjesë në trajnimet stërvitore #Defender23, duke ndihmuar që forcat amerikane dhe partnerët të jenë të trajnuar, të aftë për të vepruar së bashku dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi. Prania e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e bën këtë strukturë edhe më të veçantë. “Kjo stërvitje dita-ditës, po merr trajtën e një suksesi të madh”, ka saktësuar, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë,  Niko Peleshi.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …