leoni

Dialogu Kosovë-Serbi

Diplomacia e vendeve perëndimore ka vazhduar thirrjet që Kosova dhe Serbia të marrin veprime për të shtendosur situatën

Diplomacia e vendeve perëndimore ka vazhduar thirrjet që Kosova dhe Serbia të marrin veprime për të shtendosur  situatën në veri të Kosovës kur për më shumë se një javë po mbahen protesta para ndërtesave të komunave. Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, deklaroi se ka biseduar për këtë çështje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke e inkurajuar “të nxisë qetësinë mes serbëve të Kosovës, të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës dhe të kthehet në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”. Mes tjerash thuhet se kryetarët e zgjedhur të komunave në veri duhet të dorëhiqen gjatë verës për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbaheshin deri në fund të vitit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …