Komuna e Skenderajt ka nisur procesin e dëgjimeve buxhetore për hartimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024 – 2026

Komuna e Skenderajt ka nisur procesin e dëgjimeve buxhetore për hartimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024 – 2026, me takimet me qytetarë që po mbahen në bashkësi lokale. Takimi i parë është mbajtur në Likoc ku kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe drejtorët komunal, ku janë shpalosur orientimet investive në tri vitet e ardhshme. Megjithatë, qytetarët kanë parashtruar kërkesa për investime në zonat e tyre të banimit kryesisht në asfaltim të rrugicave, shtrirje të rrjetit të kanalizimit si dhe furnizim me ujë të pijes. Takime të tilla janë mbajtur edhe në Çirez dhe Prekaz i Epërm. Dëgjimet do të vijojnë edhe ditëve në vazhdim, ku do t’u jepet qytetarëve mundësia të paraqesin kërkesat e nevojshme për investime publike në fshatrat e tyre, dhe më pas Ekzekutivi do t’i përfshijë sipas prioriteteve propozimet e qytetarëve në buxhetin publik.

May be an image of 12 people, people studying and text

Kontrolloni gjithashtu

Lis Zeneli dhe Jana Pllana fitues të edicionit të sivjemë të Diamond Fest

Festivali i këngës për fëmijë “Diamond Fest” mbajti edicionin e sivjemë me pjesëmarrje të dhjetëra …