Më 9 qershor të vitit 1999, u nënshkrua Marrëveshja ushtarako-teknike në Kumanovë, në të cilën Serbia pranoi kapitullimin

Më 9 qershor të vitit 1999, u nënshkrua  Marrëveshja ushtarako-teknike në Kumanovë, i cila dha fund dhunës serbe në mbi popullsinë shqiptare të Kosovës, si një parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike serbe. Marrëveshja  e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, u nënshkrua më 9, u miratua më 10  dhe hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Majkel Xhekson komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid. Ndër të tjera në Marrëveshje parashihej: që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale. Po ashtu u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës. Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë nga 24  marsi i vitit 1999 derë më 9 qershor të po atij viti. (TV-Dielli-RKL: Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …