Andrea Gallieni: Kemi vendosur të gjithë trupat në Veri dhe para pak ditësh kemi pranuar edhe 500 trupa shtesë nga Turqia

Zëdhënësi i Shtabit të Komandës së KFOR-it, koloneli, Andrea Gallieni ka  deklaruar për mediet se tashmë kanë vendosur të gjithë trupat në veri dhe se para pak ditësh kanë pranuar edhe 500 trupa shtesë nga Turqia. Ai u shpreh se në protestat e dhunshme u lënduan ushtarë italianë dhe hungarezë, të cilët tashmë kanë marrë trajtimin mjekësor. Gjatë protestës ushtarët u lënduan nga gurë, eksplozivë të improvizuar dhe armë zjarri. Ishte e qartë se njerëzit po tentonin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte e qartë se prapa tyre po fshiheshin grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it. Koloneli Gallieni tha se Komandanti i KFOR-it është vazhdimisht në kontakt me institucionet e Kosovës. Nuk mund të them se kishte koordinim, më 29 maj. Jemi duke monitoruar gjithë situatën dhe jemi të gatshëm për reagim. E rëndësishme tani është që palët t’i kthehen dialogut, si mënyra e vetme për të zgjidhur situatën”, pohoi ai. KFOR-i është i gatshëm të veprojë në çdo situatë të eskalimit. Ushtarët tanë janë të trajnuar dhe të gatshëm për të përdorur te gjitha rrugët nëse është e nevojshme”, nënvizoi oficeri, Andrea  Gallieni.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …