Udhëheqësit e Ekipit për Zhvillim Social kanë vizituar të rinjtë e komunës së Skenderajt përfitues të projektit Reload 2

Udhëheqja e Ekipit për Zhvillim Social në kuadër të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Anne-Sophie Houee, së bashku me përfaqësues të UNDP-së, ka vizituar të rinjtë e komunës së Skenderajt përfitues të projektit Reload 2, për të parë nga afër rezultatet e arritura nga bashkëpunimi në implementim mes Komunës së Skenderajt dhe UNDP-së, ndërsa janë mirëpritur nga drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha – Ademi. Projektit ReLOaD 2 përfshin një sërë masash punësimi, punë praktike, trajnimin në punë, skema të vetëpunësimit dhe iniciativa të komunitetit të të rinjve, një projekt ky që është bërë i rëndësishëm në krijimin e mundësive të punësimit për të rinjtë në mbarë Kosovën. Rritja e jashtëzakonshme e dëshmuar nga 60 të rinj është një dëshmi e suksesit të projktit. Këta te rinj kanë fituar aftësi të çmueshme në programim, arkitekturë/inxhinieri, dizajn grafik dhe fotografi. Përmes projektit, Komuna e Skenderajt se bashku me shoqërinë civile ka përgatitur Planin Lokal të Veprimit për Punësimin e të Rinjve. Ky udhëzues, i zhvilluar në bashkëpunim me të rinjtë, do të formësojë strategjitë e punësimit të të rinjve për tre vitet e ardhshme. Projekti ReLOaD2 ilustron angazhimin e Komunës së Skenderajt ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes gjithëpërfshirëse. Komuna e Skenderajt është mirënjohëse për mbështetjen e Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …