Përfaqësuesit e QUINT-it, të cilët nuk morën pjesë në 24-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, sot herët mbajtën një takim me kryeministrin Kurti

Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, të cilët dje nuk morën pjesë në 24-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, sot  herët  kanë mbajtur  një takim në kryeministrin, Albin  Kurti, ku temë kryesore ishin zhvillimet në veri të Kosovës. Në takim u kërkua mundësia për gjetjen e shpejtë të një zgjidhjeje bazuar në kërkesat dhe këshillat e ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Ky është ndër takimet e rralla kur përfaqësuesit e pesë shteteve më të fuqishme në botë, të akredituar në Prishtinë shkojnë kaq herët në takim te ndonjë lider të vendit. Mbrëmë në pritjen shtetërore e cila u organizua nga: Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti, ambasadorët e vendeve të QUINT-it nuk ishin të pranishëm, por ata kishin vendosur që të dërgonin përfaqësues të tyre në këtë mbrëmje e cila u organizua në nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës. Ambasadorët e shteteve të QUINT-it, pas bisedimeve me Albin Kurtin  janë larguar nga ambientet e Qeverisë, por nuk kanë dhënë deklarata  për media.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …