Vuçiq fton serbët e Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Edi Rama, as Albin Kurti nuk janë të autorizuar të hartojnë statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, tha Aleksander Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq,  ka folur lidhur me  propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacion e komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se e respekton kryeministrin Rama, por sipas tij ai nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asociacionit.  Ai nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues dhe kësisoj nuk mund të bëjë draf-statut për Asociacionin. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”. “Nuk kemi çfarë të negociojmë këtu. Na jepni vetëm parimet dhe organet e Asociacionit siç janë negociuar dhe siç e kam iniciuar  në vitin 2015 në atë kohë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, ka thënë Vuçiq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …