Richard Grenell

Riçard Grenell: Albin Kurti e shkeli një tjetër vijë të kuqe, ai ua tregoi gishtin e mesëm Amerikës dhe BE-së

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, në administratën Trump, z  Richard Grenell, në një postim të tij e ka  akuzuar kryeministrin Kurti për zhvillimet,  në veri. Grenell është shprehur vullgarisht se Kurti kishte bërë me “gisht të mesit” ndaj kërkesave të Amerikës dhe BE-së për shtendosjen  situatës në veri të Kosovës. Në Mitrovicë të Veriut është arrestuar më herët një person me emrin Millun Milenkoviq, i cili sipas ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla ishte prijës i bandave kriminale. Joe Bideni dhe evropianët e ngritën një vijë të kuqe javën e kaluar. Ata thanë që Albin Kurti duhet ta shtendos situatën dhe të nis  menjëherë zgjedhjet e reja.  Kurti tani  ua ngriti gishtin e mesëm dhe e eskaloi më tej situatën, ka shkruar Grenell, duke pretenduar se kryetarit, Xho Bajden i ka rënë autoriteti.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …