Kurti

Dojçe Vele konstaton se kryeministri, Albin Kurti dhe Kosova gjatë qeverisjes së tij, e ka humbur mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së

Mediumi i Gjermanisë “Dojçe Vele” konstaton se kryeministri, Albin Kurti dhe Kosova gjatë qeverisjes së tij, e ka humbur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Ky medium citon gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” të ketë shkruar se kryeministri i Kosovës, albin Kurti ka një të kaluar konfrontuese me aleatët perëndimor të Kosovës dhe se kjo ka ndodhur për shkak të kokëfortësisë së tij që është duke dëmtuar Kosovën. “Kurti e ka humbur hë për hë mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën. Jo Serbia, por Kosova shihet në Bruksel dhe Uashington si punëprishëse në Ballkan. Dhe kjo, megjithëse Beogradi qëndrimin e tij obstruktiv nuk e ka ndryshuar, me të cilin gjithë kohës e ka penguar zgjidhjen e konfliktit të Kosovës” citon Dojçe Vele. Ky medium njofton më tutje se “Kurti njihet për atë që nuk i ikën konfrontimit. Por ai nuk mund t’i qëndrojë gjatë pa bërë gjë kërkesave që vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli- Prishtina është në plan afatgjatë si nga ana ekonomike edhe diplomatike e varur nga perëndimi”.

Kontrolloni gjithashtu

Akuza të forta nga Uk Lushi ndaj Gjermania: “Duan liderët e UÇK-së në burg”

Publicisti Uk Lushi ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke akuzuar Gjermaninë …