eri rama

Edi Rama: Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë, koha po fluturon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  edhe një herë ka kërkuar lirimin e tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë. Duke publikuar thirrjen e Departamentit Amerikan të Shtetit për lirimin e menjëhershëm të policëve, Rama ka paralajmëruar Serbinë se kjo “do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen. Gjithashtu, Rama ka paralajmëruar hapa mbrapa në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen! Po ashtu situata mund të rëndohet edhe më shumë nëse Albin Kurti këmbëngul në të tijën kundër aleatëve. Nëse nuk shtendoset gjendja e krijuar në veri, e humbura e madhe do të jetë Kosova. Druaj se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të dalë jashtë kontrollit, duke rikthyer KFOR-in në krye të punës! Në një rast të tillë do t i themi  lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFOR-it në veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb veriun duke parë kudo armiq e tradhtarë! Koha është tani dhe po fluturon!, ka shkruar mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi  Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …