Josep Borrell: Mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për zgjedhjet është në kompetencën e kryetarëve, me tërheqje të tyre nga detyra

Shefi i BE-së, Josep   Borrell tha se mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë është në kompetencën e kryetarëve, me tërheqje të kryetarëve nga detyra. Në përgjigjen e Borrell për Kurtin thuhet se mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë është në kompetencën e kryetarëve. Borell përdori një fjalë më të butë se dorëheqja që në shqip mund të përkthehet si vetë tërheqje nga detyra. Ne gjithashtu kemi kërkuar që zgjedhjet e parakohshme në katër komunat të mbahen sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Ne presim nga serbët e Kosovës që të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe presidentit Vuçiq ia kemi bërë këtë të qartë këtë kërkesë. Sipas legjislacionit të Kosovës, janë disa mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ku mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë që është vetëtërheqja e kryetarëve”, thuhet në përgjigjen e  shefit të BE-së, Borrell.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Balotazhi në Mitrovicë: Provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare”

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Mitrovica mbeti në balotazh midis kandidatit të LVV-së, …