Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje për shtendosjen e situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i Përgjithshëm  i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka qëndruar në Berlin ku është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Në këtë takim, është diskutuar edhe për situatën në veri të Kosovës. Në konferencën për media pas takimit, Stoltenberg deklaroi se KFOR-i do të vazhdojë të marr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet. Ai gjithashtu kërkoi që Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut dhe të ndalojnë çdo hap përshkallëzues. Kemi diskutuar edhe për situatën në Kosovë. Angazhimi i NATO-s ndaj mandatit tonë të Kombeve të Bashkuara është i palëkundur. Forcat tona, KFOR-i, do të vazhdojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë çdo hap të mëtejshëm përshkallëzues dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, deklaroi Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Balotazhi në Mitrovicë: Provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare”

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Mitrovica mbeti në balotazh midis kandidatit të LVV-së, …