Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, ka thënë se masat e bëra publike nga Komisioni Evropian kundër Kosovës janë një gabim. Mbyllja e një syri përballë problemit real dhe presioni tek pala më e dobët asnjëherë nuk kanë funksionuar. Masat e shpallura nga Komisioni i BE-së kundër Kosovës janë të gabueshme. Lidhur me këtë veprim drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman ka bërë me dije se po përgatiten një sërë masash kundër Kosovës. Ai përmendi pezullimin e punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, pezullimin e financimit të programeve të BE-së, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
