Jeffrey Hovenier

Jeffrey Hovenier: Në kremtimin e 4 Korrikut kemi ftuar edhe Qeverinë ndonëse jemi në një moment jo të mirë me ekzekutivin kosovar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka treguar se a ka ndryshuar lista e të fturave në ndejën që organizohet çdo vit për të festuar 4 Korrikun, pavarësinë e ShBA-së. Ai ka deklaruar se të ftuar janë edhe pjesëtarë të qeverisë edhe pse ShBA-ja është në një moment jo të mirë me ekzekutivin kosovar. “Kam ndjenjën se 4 korriku festohet gjithmonë në Kosovë duke pasqyruar partneritetin dhe marrëdhënien e veçantë që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan e kanë me popullin e Kosovës dhe po shpresojmë në kremtim të mirë të Ditës së Pavarësisë edhe këtu”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …