Haxhi Shala:

Haxhi Shala: Qeveria e të bëjë veprime që e afrojnë me faktorin ndërkombëtar e jo të marr vendime që e largojnë

Ish-kryetar i Komisionit për AKI-në, Haxhi Shala, ka thënë se nuk është koha për të shpallur organizata terroriste në veri të vendit. Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë veprime që e përafrojmë me faktorin ndërkombëtar. “Ne këtë veprim të Qeverisë së Kosovës e kemi parë si me skepticizëm sepse në këtë kohë, nga miqtë tanë ndërkombëtarë është duke u kërkuar diçka tjetër nga ne”, ka thënë ai. Sipas tij, po kërkohet që Kosova të jetë sa më afër kërkesave të tyre në mënyrë që t’i rregullojë marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar. “E përgëzoj kryeministrin Kurti dhe ministrin Sveçla, por a është koha tani? Unë mendoj që jo sepse ne duhet të bëjmë veprime që të afrohemi sa më afër faktorit ndërkombëtar e jo të marrim vendime që na largojnë”. Sipas tij, shpallja e organizatave terroriste po bëhet nga Qeveria Kurti sa për të tërhequr vëmendjen nga kritikat e ndërkombëtarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Edhe pas ditës së pestë të vendimit për sanksione ndaj Kosovës, liderët shtetërorë po vazhdojnë të heshtin

Vlora Çitaku: Ligji për Specialen do të rishqyrtohet brenda katër javësh, zotimin do ta çojmë deri në fund

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka këmbëngulur …