leoni

Kryetari Ramosaj ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, si përfitues në kuadër të programit për mbështetje financiare për projektet infrastrukturore për komunitete. Projekt ky në vlerë prej 223,000 eurove, për asfaltimin dhe sistemimin e rrugës “Arben Qerimaj” në komunitetin ashkali në Baballoq dhe rrugës “Veteranët e UÇK-së” në komunitetin boshnjak në Prapaqan. Së shpejti do të nënshkruhen marrëveshje edhe për ndërtimin e urës në fshatin Vranoc dhe urave në drejtim të bjeshkës së Roshkodolit. Kryetari Ramosaj është shprehur mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen!

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skënderajt me homazhe përkujton 26-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të komandantit Ilaz Kodra

Me nderime të larta, Komuna e Skënderajt ka përkujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit …