Vlora Çitaku: Edhe pas ditës së pestë të vendimit për sanksione ndaj Kosovës, liderët shtetërorë po vazhdojnë të heshtin

Vlora Çitaku: Kjo qeveri çdo ditë e më shumë po e rrënon kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Nënkryetarja e  PDK-së, Vlora  Çitaku ka reaguar pas demanteve nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania,  të deklaratës së ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla se kishte koordinim me ndërkombëtarët për shpalljen e grupeve “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veirut” si organizata terroriste. “Ja në çfarë niveli kemi arritë në raportet tona me aleatët. SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania publikisht demantojnë Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës lidhur me vendimin e djeshëm për dezignimin e dy organizatave si terroriste. Kjo qeveri çdo ditë e më shumë po e rrënon kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Nëse për çështje kaq të ndjeshme të sigurisë qeveria nuk koordinohet me SHBA, U.K dhe Gjermaninë, e megjithatë deklarohet se ka pasur koordinim me ndërkombëtarët, pyetja është me kë janë bashkërenduar?!!! Me cilët ndërkombëtarë? Me këtë qasje avantureske nuk po rrezikohet vetëm veriu i vendit, por tërë Kosova dhe gjithçka që është arritur me shumë mund dhe sakrificë”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …