Kryetari Haliti ne debat me qytetarët raportoi për punën 6 mujore të Institucioneve komunale të Vitisë

Është mbajtur debati publik i kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me që rast ka raportuar për punën gjashtë mujore të Institucioneve komunale. Ky ishte debati i parë për këtë vit, që bazuar në udhëzimin administrativ për transparencë në komuna, parashihet që çdo vit komuna, përkatësisht kryetari i komunës, të mbajë së paku 2 takime publike për çështje në interes të përgjithshëm brenda vitit kalendarik.  Zv.kryetari Hasan Aliu në këtë takim, fillimisht ka shpalosur raportin e punës, duke përmendur   të arriturat dhe sfidat gjashtë mujorit të parë të këtij viti.  Duke folur për të arriturat e komunës , zv.kryetari Aliu, ka  theksuar se në vazhdimësi Institucionet komunale kanë qenë të përkushtuara  për një qeveri me rezultate pozitive dhe për këtë, komuna e Vitisë është e angazhuar që të ketë bashkëpunimin e mirë si me qytetarë, po ashtu edhe me gjitha instancat tjera.  Ndërkaq kryetari I komunës Sokol Haliti, në fjalën e tij para qytetarëve, ka thënë se jemi te përkushtuar që çdo qytetar  të përfitoj nga  puna e qeverisjes komunale. “Ne falënderojmë të gjithë për kontributin, si donatorët dhe organizatat e shumta të huaja, gjithashtu edhe instancat tjera,  me te cilët komuna ,  ka realizuar shume projekte te ndryshme të përbashkëta për të ngritur  cilësinë e  jetës për qytetarët të kësaj komune. Qeveria komunale edhe këtë vit ka për qëllim që të ofroj një jete me të mirë për te gjithë qytetarët,  duke ngritur cilësinë e shërbimeve publike, ne arsim dhe rritjen e mirëqenies së përgjithshme përmes investimeve ne sektor të ndryshëm,  si ne bujqësi, ekonomi, arsim, kulturë e sektorë të tjerë”, ka thënë Haliti.  Ai më tej ka  shtuar se puna e qeverisjes komunale,  është fokusuar ne këto prioritete siç janë: bujqësia, shëndetësia , infrastruktura lokale,  shërbimet publike, zhvillimi ekonomik  dhe jeta kulturore e sportive. Po ashtu , ka potencuar rëndësinë e angazhimit të gjithanshëm ne drejtim të rritjes së  kualitetit dhe mirëqenies  ne përgjithësi për gjithë qytetarët. “Gjatë kësaj periudhe, është bërë punë e konsiderueshme në të gjithë sektorët, me një qëllim të vetëm që të jemi në shërbim të qytetarëve, në mënyrë që të kenë një jetë sa më cilësore”, u shpreh kryetari Haliti. Në këtë debat, qytetarët patën rastin të parashtrojnë pyetje, ndërkohë që është prezantuar edhe një video material, për projektet e realizuara dhe aktivitetet e kryetarit Haliti gjatë këtij gjashtë mujori, realizuar nga Zyra për Informim Publik në bashkëpunim me Televizionin Plus.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …