Ramush Haradinaj: Albin Kurti është politikani më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës

Ramush Haradinaj: Albin Kurti është politikani më qesharak dhe më i dëmshmi në historinë më të re të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është politikani më qesharak e më i dëmshëm në historinë më të re të Kosovës. “Skandalet e njëpasnjëshme të ministrave dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Albin Kurtit; kursi i gjoja “politikanit të fortë” i vet Albinit dhe zbrapsja e tij prej krejt çfarë ka thënë e ka premtuar në jetën e tij, e bëjnë atë politikanin më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës. Krejt çfarë ka bërë Albin Kurti në jetën e tij politike është: Ai e ka ndërtu një kala prej letre, e cila do të bie në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza në Bashkësia Islame e Kosovës: Solidariteti, vlerë që na bashkon

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike e Kosovës, ka vizituar Bashkësia Islame e Kosovës me …