​Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë si shkak i mosekzekutimit të pagave për muajin qershor

​Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë si shkak i mosekzekutimit të pagave për muajin qershor

​Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë. Lajmin e ka konfirmuar sot kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, i cili ka bërë të ditur se greva ka nisur shkaku i mosekzekutimit të pagave të muajit qershor. Përveç për paga, ai ka potencuar se minatorët kanë edhe kërkesa të tjera, siç është pagesa e Trustit, përmirësimi i kushteve të këqija në minierë, etj. I pyetur se deri kur pritet të zgjasë greva, Januzi është shprehur se ajo nuk ka qenë e planifikuar./kosovapress/

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …