Fatmir Humolli

Fatmir Humolli: Nuk kam qenë në dijeni për koordinim të Vetëvendosjes me Listën Serbe, por në rastin e Veteranëve, kanë votuar bashkë

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka  folur për audio-incizimet e publikuara në medie lidhur me koordinimin në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe zyrtarit të lartë të Listës Serbe, Slavko Simiq. Humolli thotë se nuk ka  qenë në dijeni për koordinim të Vetëvendosjes me Listën Serbe, por thotë se në rastin e Veteranëve, Lista Serbe ka votuar në mënyrë unike sikurse Vetëvendosja. Parapërgatitjet apo përgatitjet nuk çojnë shumë peshë, sesa veprimi, i cili  ka qenë i dëmshëm për çështjen e Kosovës, i dëmshëm politik, edhe moral, por i dëmshëm edhe në aspektin social. Në të gjitha drejtimet e ka dëmtuar interesin kombëtar. Fatmir Humolli thotë se nuk ka qenë i befasuar nga vota e Listës Serbe, por është habitur me naivitetin e kolegëve të tij brenda Vetëvendosjes që janë ish-bashkëluftëtarë dhe ish-të burgosur politikë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …