Uran Ismajli: Është e pamoralshme dhe të pafalshme njollosja e veterenëve të UÇK-së nga Vetëvendosje përballë Listës Serbe

Uran Ismajli: Është e pamoralshme dhe të pafalshme njollosja e veterenëve të UÇK-së nga Vetëvendosje përballë Listës Serbe

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, zbardhjen e bisedës mes kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, ku ajo fyen Ismailin dhe akterë tjerë të PDK-së, e ka cilësuar si skandalin më të madh politik të pushtetit, Ismaili në një konferencë për media tha se këto incizime dëshmojnë bashkëpunimin e fshehtë të Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe. Ai kërkoi që kryeministri Albin Kurti dhe Mimoza Kusari-Lila të japin llogari para qytetarëve dhe para drejtësisë për këto deklarata. PDK e konisderon të pamoralshme dhe të pafalshme njollosjen e veterenëve të UÇK-së nga Mimoza Kusari-Lila përballë përfaqësuesve të Listës Serbe. Ismaili ripërsëriti kërkesën e PDK-së për zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi për të dalë nga kriza dhe stagnimi, që ka prodhuar Qeveria Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …