Time Kadriaj thotë se përleshjen e sotme në Kuvendin e Kosovës e ka filluar kabineti qeveritar, e jo opozita

Time Kadriaj thotë se përleshjen e sotme në Kuvendin e Kosovës e ka filluar kabineti qeveritar, e jo opozita

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se përleshjen në Kuvend e ka filluar kabineti qeveritar, e jo opozita. Siç tha ajo, gjuajtja me ujë e kryeministrit është veprim demokratik dhe çdo gjë do të përfundonte aty nëse ministrat e Kurtit nuk do t’i sulmonin deputetët. Ajo tha se krahasuar me veprimet e Vetëvendosjes në të kaluarën, gjuajtja me ujë nuk është asgjë. “Deputetët janë sulmuar nga ministrat e Kurtit. Shihet se si ka filluar sherri. Sherri është filluar nga vetë kabineti qeveritar”. “Nëse i shohim veprimet e Vetëvendosjes në të kaluarën, gjuajtja e ujit nuk është asgjë. Është demokratike”. “Kishte qenë mirë të mos vazhdohet seanca sepse nuk janë kushtet”, ka deklaruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …