Edi Rama: Reagimet jo demokratike në Kuvend e Kosovës e njollosin shtetin dhe i bëjnë dëm tij në sytë e aleatëve

Edi Rama: Reagimet jo demokratike në Kuvend e njollosin shtetin e Kosovës dhe i bëjnë dëm në sytë e aleatëve

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar në lidhje me skenën e dhunës në Kuvendin e Kosovës, ku pati përleshje masive mes deputetëve të opozitës e pozitës. Ai ka shkruar se të tilla reagime në kuvend njollosin Kosovën dhe i bëjnë dëm asaj në sytë e aleatëve. Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës, shkruan Edi  Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …