leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj i kërkon Albin Kurtit, t’ i tërheq sejmenët e tij dhe t’ i lejojë qytetarët të protestojnë, në sheshet e Prishtinës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i lidhi protestën e veteranëve sot dhe përgjimet e publikuara mes shefes së GP të Vetëvendjes, Mimoza Kusari-Lila me nënkryetarin e Listës Srpska, Sllavko Simiq, me “luftën hibride” të presidentit serb Vuçiq kundër Kosovës. Haradinaj i është drejtuar me një thirrje kryeministrit Kurti për t’i tërhequr sejmenët e tij dhe t i lejojë  qytetarët të protestojnë. Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta për vete, protestat e demonstratat, mos provo t’ua ndalosh të tjerëve. Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po di si ta qeverisësh vendin, por po mundohesh ta sundosh atë”. Unë jam me të gjithë ata që protestojnë  sot në sheshet e Prishtinës!”, ka shkruar, Ramush  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 16 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë - Shqipëri gjatë kësaj fundjave

Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, lehtësohet lëvizja për qytetarët

Nga sot, 1 maj 2025, rikthehet në fuqi marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj …