Lumir Abdixhiku: Shtatë ministra të kësaj qeverie që kanë bërë shkelje kushtetuese dhe s’janë turpëruar fare, është dashur të dorëhiqen

Lumir Abdixhiku: Shtatë ministra të kësaj qeverie që kanë bërë shkelje kushtetuese, është dashur të dorëhiqen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se janë disa ministra të Qeverisë Kurti që kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës. “Janë 7 ministra të kësaj qeverie që kanë bërë shkelje kushtetuese dhe s’janë turpëruar fare. Ata është dashur të japin dorëheqje”, tha Abdixhiku. Ai deklaroi se partia që udhëheq ai do të vazhdojë betejën nga ulëset e Kuvendit dhe brenda institucioneve. I pari i LDK-së thekson se shoqëria në Kosovë duhet të organizohet në mënyrë më gjithëpërfshirëse kundër kësaj “theqafje”. Ai tha se shumica e ministrave, në Kuvend recitojnë pjesë të propagandës të Vetëvendosjes. Sipas tij, Albin Kurti po e përdor Kuvendin për të sulmuar shoqërinë dhe mediat.

 

Kontrolloni gjithashtu

Koalicioni Fronti Demokratik pro-rus në Malli i Zi nuk lejon dërgimin e trupave shtesë në KFOR

KFOR-i ka përgënjeshtruar kryeministrin Albin Kurti  

KFOR-i ka përgënjeshtruar kryeministrin Albin Kurti lidhur me ushtrimet e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit …