Xhemajl Rexha: Ky është fillimi një beteje i kryeministrit Kurti, dhe partisë në pushtet kundër mediave që janë kritike ndaj pushtetit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të mbyllur aktivitetin e televizionit “Klan Kosova”

Ministria e Industrisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se komisioni për shqyrtimin e ankesave për regjistrimin e bizneseve, ka refuzuar ankesën e “Klan Kosova” lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit. Ndërkaq, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Çitaku tha se qeveria e Albin Kurtit ka marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën. “Duke ia marrë certifikatën e biznesit pamundësohet operimi i njërit prej mediumeve më të mëdha e më të rëndësishme në vendin tonë. Sot, ideja e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht”, tha Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …