Pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj është arrestuar në Tiranë, sipas kërkesës së Gjykatës Speciale

Pjesëtari dhe eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj është arrestuar në Tiranë, sipas kërkesës së Gjykatës Speciale. Bëhet me dije se arrestimi i Goxhajt është ekzekutuar nga punonjësit e Policisë në Tiranë, e cila ka ushtruar kontroll në banesën e tij, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, raporton News24. Dritan Goxhaj ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë gjatë vitit 1999.  Ai i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri. Arrestimi i Goxhajt mësohet se është bërë me pretendimin se ka zbuluar  emrat e dëshmitarëve të mbrojtur  të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …