Arianit Koci

Koci ankohet ndaj shtyrjes së seancave nga EULEX-i

EULEX-i ka shtyrë seancat gjyqësore të cilat ishin paraparë për shqyrtim sot dhe nesër. Njëjtë ka ndodhur edhe në rastin e ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla si dhe të dyshuarve të tjerë. Seanca që duhej të mbahej sot në orën 9:30, është shtyrë për shkak se EULEX-i tashmë nuk ka mandat. Kjo është bërë e ditur nga avokati, Arianit Koci, sipas të cilit, të gjitha gjykimet janë shtyrë për këtë javë. Sipas tij, kjo situatë po i kushton shumë vendit, e sidomos të pandehurve. “Zvarritja e tillë e gjykimeve është në kundërshtim me Konventën e Europiane për të Drejtat e Njeriut, ku shprehimisht theksohet që të pandehurit kanë të drejtë në gjykim, të drejtë dhe në kohë të arsyeshme”, ka deklaruar avokati, Arianit Koci.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …