EULEX-i

Zgjatja e mandatit të EULEX-it nuk është në përputhje me Kushtetutën

Vazhdimi i mandatit të misionit të EULEX-it po bëhet në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Zgjatja e pranisë së misionit të BE-së në Kosovë nuk gjen mbështetje në Kushtetutë, gjë që ka shtyrë Qeverinë që të stipulojë një ligj të veçantë. Në nenin 20 të Kushtetutës flitet gjërësisht për rastet kur bartet sovraniteti. Në paragrafin e këtij neni precizohet se “Republika e Kosovës, në bazë të marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare, për çështje të caktuara mund t’iu kalojë kompetenca shtetërore organizatave ndërkombëtare”. Shkeljet bëhen evidente kur kihet parasysh që vazhdimi i mandatit të EULEX-it është bërë nëpërmjet letrave të shkëmbyera midis institucioneve të Kosovës dhe Brukselit.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Paga minimale po përdoret si korrupsion elektoral – qeveria për tri vjet injoroi ligjin

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj diskutimeve të …