SBASHK

SBAShK-u: 15-vjetëshi kontribut-dhënës i punës të përshkallëzohet pasi ka diskriminim ndaj atyre që nuk e plotësojnë këtë kusht

Lidhur me ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, ka reaguar Sindikata e Arsimit. Kjo sindikatë kërkon që 15-vjetshi kontribut-dhënës i punës të përshkallëzohet, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë me përqindjet e caktuara. Ndërsa, tha se këto ndryshime kanë qenë tendencioze, pasi sipas tij, preket edhe Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta. Sindikalistët e arsimit kanë shprehur pakënaqësi me ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë për programin e mëngjesit në Radio Kosovë, se nuk janë ftuar nga komisioni përkatës dhe ministri Hekuran Murati, për të paraqitur argumentet e tyre për këtë ligj, derisa theksoi se do të kërkojnë nga deputetët që 15-vjetshi kontribut-dhënës të përshkallëzohet, pasi sipas tij, ka diskriminim kundrejt atyre që nuk e plotësojnë këtë kusht.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …