Kryeministri, Albin Kurti njofton se do të rritet numri i inspektorëve të tregut nga 15 sa janë aktualisht në 42 inspektorë

Kryeministri, Albin Kurti njofton se do të rritet numri i inspektorëve të tregut nga 15 sa janë aktualisht në 42 inspektorë

Kryeministri, Albin Kurti ka njoftuar se nga sot do të jetë i hapur konkursi për 27 inspektorë të rinj të tregut dhe i ka ftuar të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë. Kurti ka thënë se deri tani kanë qenë 15 inspektorë të tregut dhe me këtë konkurs ky numër do të shkojë në 42. “15 ka qenë numri i inspektorëve deri të tani. Me thirrjen që po e hapim sot, këtë numër po e ngrisim në 42, duke e rritur për gati 3-fish ose 180% numrin e përgjithshëm të inspektorëve të tregut. Angazhimi në fushën e inspektimit bartë përgjegjësi të lartë dhe kontribut të veçantë për vendin, prandaj i inkurajojmë të gjithë të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …