Shefi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka deklaruar se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e palodhshme të Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara për të vazhduar Marrëveshjen e Drithit në Detin e Zi, transmeton Anadolu. Në një deklaratë për opinion Borrell vlerësoi se “Rusia duhet të ndalë përdorimin e ushqimit si armë. Duhet të bindim Rusinë që të kthehet në Marrëveshjen e Drithit në Detin e Zi”. Në të njëjtën kohë në një artikull në gazetën britanike “The Guardian”, Borrell tërhoqi vëmendjen se tërheqja e Rusisë nga marrëveshja muajin e kaluar shkaktoi rritjen e menjëhershme në çmimet e shumicës së grurit dhe misrit. Efektive në këtë situatë kanë qenë edhe shënjestrimi dhe fillimi i shkatërrimit të objekteve të depozitimit të grurit dhe infrastrukturës portuale të Ukrainës pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja, njoftoi Borell. Bota po përballet me ndërprerjet e furnizimit dhe çmimet e larta, Rusia tani duke vepruar sikur po zgjidh një problem që e ka krijuar vetë, po ia afrohet kryesisht vendeve të pambrojtura në Afrikë me propozimet për dërgesa dypalëshe të drithit. Kjo është një politikë cinike e përdorimit të qëllimshëm të ushqimit si armë”, theksoi Josef Borell.
Kontrolloni gjithashtu
Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …