Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Specialen

Avokati i Popullit t’i dërgojë opinionet e tij në Gjykatën Kushtetuese, pasi veteranët e UÇK-së nuk janë përfshirë në pagën minimale

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shqyrtuar ankesën e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK-së në Pejë nga kryetari Gazmend Syla, i cili në korrik kishte kërkuar që Avokati i Popullit t’i dërgojë komentet dhe opinionet e tij në Gjykatën Kushtetuese, pasi veteranët e UÇK-së nuk janë përfshirë në pagën minimale, sipas ligjit të miratuar së fundmi nga Kuvendi i Kosovës. Beteja për kthimin e dinjitetit të veteranëve po merr formë. Me këtë rast  Avokati i Popullit ka pranuar kërkesën e OVL-UÇK në Pejë, si Kërkesë për evokim dhe e protokolluar. Veteranët do të jenë prapë në front, në frontin juridik kundër autokracisë, ka deklaruar dega e  OVL-UÇK,  në Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …