Artan Grubi

Kryeministri Kurti vazhdon përçarjen mes shqiptarëve, duke paralajmëruar se do ta vizitojë opozitën në Maqedoni, jo Qeverinë, as BDI-në

Zëvendës-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka deklaruar për mediet se  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së paralajmëruar në Tetovë nuk ka kërkuar ta takojë Ali Ahmetin, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, udhëheqësin e partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni. Kurti të premten do të pritet në Shkup nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nga Lëvizja Demokratike dhe në Tetovë nga Bilall Kasami, kryetar i kësaj komune dhe i Lëvizjes Besa. Vizita e shefit të Qeverisë së Kosovës në Maqedoninë e Veriut shihet si përpjekje për thellimin e bashkëpunimit me opozitën shqiptare në shtetin fqinj. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut do të realizohet me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, me rastin e riemërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi dhe inaugurimit të një segmenti të rëndësishëm rrugor të lidhjes Prizren-Tetovë. Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani nga radhët e BDI-së, tha se nuk është informuar  zyrtarisht lidhur me  vizitën e Albin Kurtit, pasi nuk është duke ardhur  zyrtarisht si kryeministër.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …