Behxhet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, reagoi pasi ministri, Rashiq, tha se së shpejti do të hiqet vendimi për ndalimin e mallrave serbe

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka paralajmëruar se së shpejti do të hiqet vendimi për ndalimin e mallrave serbe. Pacolli ka drejtuar kritika ndaj qeverisë Kurti, duke thënë se mjafton të analizohet çdo vendim që nga reciprociteti për targa e tutje, që qytetarët të kuptojnë se çfarë ka humbur e fituar Kosova. Ai ka goditur Kurtin, duke thënë se e kishte lexuar në një portal ndërkombëtar se “Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çfarë i duhet asaj e bën zotni Kurti”. Mos të flasim për deklaratat kontradiktore të vartësve të kryeministrit pas çdo takimi me serbët ose në kontekst me ta. Kjo dhemb, por kështu është realiteti, fatkeqësisht!”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …