Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Unë mendoj që kryetarët e komunave veriore të Kosovës duhet të japin dorëheqje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se me marrëveshjen e Brukselit askush nuk do të humbas pasi sipas tij ajo është projektuar për të pasur fitues. “Të gjithë do të fitojnë sepse marrëveshja e Brukselit nuk është bërë që të humbas dikush ”, ka vlerësuar deputetit i Kuvendit të Kosovës, Haliti. Tutje, ai ka thënë se kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, sipas tij duhet të japin dorëheqje nga posti që mbajnë deri në mbajtjen zgjedhjeve të parakohshme lokale. “Unë mendoj që kryetarët e komunave veriore të Kosovës duhet të japin dorëheqje”, ka theksuar Haliti nga PDK-ja. Sipas tij zgjedhjet në veri të Kosovës duhet të shpallen pasi të arrihet një marrëveshje me ndërmjetësuesit ndërkombëtar. “Më qëllim që serbët lokal të binden që të marrin pjesë në zgjedhje, por nëse serbët lokal refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhje, zgjedhjet nuk duhet të përsëriten më”.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …