leoni

Ndërron jetë shkrimtari dhe veprimtari kombëtar, Isak Guta

Me dhembje të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, autorit të veprave të shumta monografike, veprimtarit kombëtar, bashkëqytetarit tonë, Isak Guta. Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Guta, miqve e të njohurve të të ndjerit. “Me pikëllim, mora lajmin se u nda nga jeta, bashkëqytetari ynë, autori i veprave të shumta monografike, që patëm rastin ta mbështesim, veprimtari kombëtar, veprimtari kulturor në vend dhe mërgim, Isak Guta. Vepra e kontributi i tij do të mbeten të pashlyeshme në kujtesën e mbarë shoqërisë. Ngushëllime të sinqerta familjes Guta, miqve e të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! mbyllet telegrami i ngushëllimit, i kryetarit Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …