Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, shkon me gëzim në Greqi me ftesë të kryeministrit Micotakis, i cili nuk e ka ftuar Edi Ramën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkon në Greqi me ftesë të kryeministrit grek, Qiriakos Micotakis, i cili  ka ftuar të gjithë kryeministrat e rajonit, në përjashtim të kryeministrit të Shqipërisë, ku ftesa është dërguar në nivel të kryetarit, Bajram Begaj, dhe jo të  Edi Ramës  pas tensioneve në zgjedhjet e fundit lokale, kur ishte  arrestuar dhe po mbahet në burg kryetari i Himarës, Fredi Beleri i cili u kap në flagrancë duke blerë vota. Meqë Greqia ka bërë ftesë selektive, Shqipëria nuk do të marrë pjesë, por kjo jo vetëm që nuk e pengon Albin Kurtin por e gëzon se po të ishte ftuar Edi Rama, ai ndoshta edhe nuk do të shkonte, sepse nuk e duron faktin se shqiptarët kanë dy kryeministra. Dihet tashmë se, të hënën më 21 gusht liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve anëtare të BE-së do  takohen në një darkë joformale,  ku do të diskutohet mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …