Xhejmi Shea: Brukseli dhe Uashingtoni duhet t’i vlerësojnë përpjekjet që po i bën Qeveria e Kosovës për shtendosjen e situatës në veri

Zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës, në Kosovë, Xhejmi Shea, thotë se Brukseli dhe Uashingtoni duhet t’i vlerësojnë tash përpjekjet që po i bën Qeveria e Kosovës për shtendosjen  e situatës në veri dhe  t’i heqin masat ndëshkuese. Perëndimi po i bën më shumë presion Kosovës, sesa Serbisë, e që sipas tij do të duhej të ishte e kundërta. Shea tha se janë për t’u përshëndetur përpjekjet e qeverisë së Kosovës për ta de-eskaluar situatën në pjesën veriore të vendit dhe për t’i integruar sërish serbët në shërbimet publike. Periudhën e fundit situata në pjesën veriore ka qenë e qetë dhe tani shpresoj që kjo do të vlerësohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Konsideroj që tani komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjë presion Serbisë, në rast se serbët etnik pengohen nga Beogradi që të shërbejnë në institucionet e Kosovës”, deklaroi Xhejmi Shea për mediet në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …