Brickos

Aplikimi i Kosovës në INTERPOL përsëri këtë vit e ka ndezur edhe më shumë ministrin serb i cili po viziton vende të botës për të lobuar kundër. Përveç që

Daçiq: Në Athinë ku ishte edhe kryeministri, Albin Kurti, nuk ka pasur flamuj, sepse Kosova nuk është trajtuar si shtet i pavarur

Ministri i Jashtëm i Serbisë,  Ivica Daçiq, ka deklaruar se Ukraina dhe Greqia nuk guxojnë të njohin pavarësinë e Kosovës sepse kjo do t’i dëmtonte, të dyja këto shtete, sepse do të thoshin se çështja e integritetit territorial nuk është e shenjtë, ndërsa Greqia nuk e ka njohur Kosovën dhe nuk guxon të bëjë këtë, për shkak  të grekëve  në Qipro. Bashkësia ndërkombëtare thotë se Kosova është një rast unik, Daçiq pretendon se Beogradi zyrtar nuk pajtohet me këtë sepse me këtë po përpiqet të mbulohet faji kolektiv. Kaosi në skenën politike ndërkombëtare u shkaktua nga shkelja e precedentëve siç është Kosova. Një vendim i tillë nga Ukraina vetëm mund ta dëmtojë atë, sepse atëherë do të thonë se çështja e integritetit territorial nuk është e shenjtë. Duke komentuar faktin se në takimin formal të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Athinë ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Daçiq thotë se nuk ka pasur flamuj shtetëror dhe për këtë arsye Kosova nuk është trajtuar si shtet i pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …