Brickos

DASH

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë kërkuar sulme ushtarake kundër qeverisë së diktatorit sirian, Bashar al Asad

Shumë zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit kanë nënshkruar një memorandum të brendshëm kundër politikës amerikanë në Siri dhe gjithashtu duke kërkuar sulme ushtarake kundër qeverisë së kryetarit sirian Bashar al Asad. Ata konsiderojnë se  qasja aktuale amerikane ndaj konfliktit në Siri shkon kundër opozitës vendase dhe ndihmon Asadin të qëndrojë në pushtet. Memorandumi u firmos nga 51 zyrtarë të nivelit të mesëm dhe të lartë që këshillojnë për çështjet e Sirisë. Nuk është e pazakontë që zyrtarë amerikanë të çojnë letra kundërshtimi përmes kanalave të Departamentit të Shtetit, por është e rrallë që një numër kaq i madh diplomatësh të kundërshtojnë pocizionin e Shtëpisë së Bardhë. Mediat amerikane shkruajnë se një zëdhënës i Departamentit të Shtetit pranoi marrjen e memorandumit, por nuk komentoi mbi përmbajtjen e tij.  Zyrtarë të ndryshëm thanë se letra u dërgua pasi “status quo“-ja është e papranueshme. Dokumenti kërkon që qeveria e Asadit të kërcënohet ushtarakisht, përndryshe Damasku nuk ka pse të ndihet nën presion për të negociuar me rebelët. Sipas nënshkruesve të letrës, dështimi i procesit të paqes të iniciuar nga SHBA-ja dhe Rusia është në përfitim të regjimit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …